Bale, objektivi i merkatos së Realit

26/10/2012 13:30

Gareth Bale është shndërruar në objektivin e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm, me madrilenët që duket se janë gati të shpenzojnë deri 60 milionë euro për të bindur Tottenhamin që të aprovojë transferimin.

Një futbollist i aftë për të luajtur në disa pozicione në fushë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, uellsiani 23-vjeçar ka vlerësimin më të lartë të trajnerit Mourinho, që është shprehur më parë se ai ka që tani potencialin për t’u konsideruar si një prej futbollistëve më të mëdhenj në botë.

Bale u vendos edhe një vit më parë në qendër të vëmendjes si një objektiv i mundshëm i Realit, por Tottenham e përjashtoi kategorikisht dhe si rrjedhojë Bale firmosi zgjatjen e kontatrës me një pagë prej pesë milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, mbrojtësi është shprehur më parë se nëse do të largohet një ditë nga Premier League, do ta bëjë këtë vetëm për të luajtur në radhët e Realit dhe përballë një oferte prej 60 milionë eurosh, Tottenham mund të jetë i detyruar të tolerojë, ashtu si në rastin e “telenovelës” Modriç, e mbyllur me kalimin e kroatit në “Santiago Bernabeu” më parë gjatë verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA