Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, në një intervistë të gjatë në të cilën komentoi aktualitetin e klubit të tij, pranoi ndër të tjera se futbollit italian është në “rënie të lirë” dhe se reforma të menjëhershme janë bërë të domosdoshme për të shpëtuar Serinë A.
”Shumë vende kanë përjetuar ulje-ngritje të kampionatit të tyre futbollistik, por asnjë shtet nuk ka pësuar një rënie të tillë kaq të menjëhershme. Jemi në një moment krize strukturore, e cila nuk mund të shpjegohet vetëm me krizën ekonomike”, theksoi Agnelli.
”Është e domosdoshme që të ndryshohet futbolli italian dhe të fitojë një pozicionim të ri në arenën ndërkombëtare. Bota e futbollit po evolon, por ajo nuk do të presë Italinë. Ky është një moment që duhet të reagojmë menjëherë ose do të jetë shumë vonë”, shtoi presidenti i Juventusit.
Në lidhje me reformat që duhet të realizohen, Agnelli u shpreh: “Janë të domosdosme disa reforma thelbësore, duke nisur nga numri i skuadrave profesioniste, tek sektorët e të rinjve. Gjithashtu, është e rëndësishme të arrihet një reformë mbi drejtësinë sportive, që nuk mund të trajtojë investimet disa milionë eurosh, se zënkat e vogla të qarkut sportive. Juventusi nuk do të zhytet, por ne mund të qëndrojmë vetëm në majë të futbollit italian. Prandaj një reformë thelbësore do të sillte përfitime për të gjithë”.
Top Channel