Rolling Stone, koncert surprizë në Paris

25/10/2012 13:35

Koncert surprizë i Rolling Stones mbrëmjen e sotme në Paris. Por, sipas një njoftimi të bandës muzikore në Twitter, “do të jetë një performim i shkurtër që do të shërbejë për nxehje”.

Sipas së përditshmes “Le Parisien”, koncerti do të zhvillohet në Trabendo, një sallë e vogël e kryeqytetit francez, me 700 vende gjithësej. Në shitje janë vetëm 350 vende.

Shfaqja do të përsëritet ditën e hënë në Mogador Theatre, me 1600 vende, por koncerti këtë herë do të jetë privat, pasi është organizuar nga një fond financiar për klientët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA