Një minoren, identiteti i i të cilit nuk bëhet i ditur, fitoi plot 63 000 paund në Britaninë e Madhe, pasi vendosi një skedinë me vlere prej vetëm 50 pensë (qindarkat britanike, ose centi i euros).
E thënë ndryshe, falë një aftësie parashikuese dhe fati të jashtëzakonshëm, i riu fitoi pothuajse 100 mijë euro, në skedinën në të cilën kombinimi i përbashkët i 12 ndeshjeve arrinte koefiçentin 126 322.
E vetmja gjë që dihet për të riun në momentin aktual është që ai nuk i ka mbushur 18 vjetët. Lajmi u raportua nga disa të përditshme në Britaninë e Madhe, pasi vetë fituesi publikoi skedinën autentike në rrjetin shoqëror “Twitter”, nga një profil që përmbante shumë pak të dhëna.
Ndonëse në të shkuarën ka pasur persona që kanë fituar shumë më të mëdha, kjo skedinë është unike, pasi nuk dihet të ketë ndodhur ndonjëherë më parë që dikush të ketë dalë fitues duke vendosur një bast që ka shans të dalë vetëm një herë në një probabilitet prej qindra mijërash.
Kjo është skedina fituese, e publikuar në “Twitter” prej të riut.
Top Channel