
Të rinjtë nga Elbasani të arrestuar mesditën e së mërkurës për vjedhje
të bankave përmes rrjeteve elektronike, janë pjesë e një rrjeti
ndërkombëtare hakerash.
Sipas burimeve policore, ende nuk eshte mesuar se si dy grupet e hakerave shqiptare ju bashkangjiten atyre ne nje vjedhje prej te pakten 4 milione eurosh, por qe pjesa e perfituar nga ata mesohet se eshte tejet e vogel. Ne kete operacion vjedhjeje ku jane implikuar shume persona, shuma qe perfituan shqiptaret mendohet se nuk i kalon 20 mije eurot.
Skema e perfitimit nga hakerat, kryesisht amerikane, ka te beje me mashtrimin me ane te e-maileve ndaj klienteve te bankes qe perdorin opsionin e e-banking, qe eshte kontrolli i depozites ne internet. Hakerat i dergonin nje e-mail klienteve ne emer te bankes, duke informacion per llogari te rifreskimit te te dhenave personale, nga ku zbulonin ‘username’ dhe ‘passëord’ e klientit. Te mashtruar se po ja dergonin e-mailin bankes se tyre, klientet i kishin dhene celesat e llogarive hakerave te cilet benin trasmferimin e parave ne llogarite e tyre ne menyre elektronike.
Pas verifikemeve rezultonte se edhe dy grupet e hakerave shqiptare nga Elbasani dhe Lezha kishin derguar imeile te tilla, duke transferuar ne disa banka shqiptare te holla. Shuma e tranferuar ne bankat shqiptare eshte vetem 20 mije euro.
Vete burimet policore nuk perjashtojne mundesine se mund te jene tranferuar ne ndonje banke europiane apo amerikane ndonje shifer me te madhe, e cila eshte terhequr nga ndonje bashkepunetor i tyre. Aksioni i policise kundra krimeve kompjuterike ishte ne sinkron me homologet e tyre te cilet ndalen keshtu nje nga grupet kriminale kompjuterike me te aktivizuara ne vjedhjet bankare kohet e fundit.
Top Channel