Email-et për sulmin në Bengazi

25/10/2012 02:00

Dy orë pasi u njoftua për sulmin në konsullatën amerikane në Bengazi në Libi, një email drejtuar Shtëpisë së Bardhë, dhe FBI-së shkruante se një grup islamik kishte marrë përsipër autorësinë. Kopja e tij është publikuar nga CNN.

Në fillim u dërgua një email, ku flitej për sulmin në zhvillim, ndërsa tjetri  i dërguar dy orë më vonë nga Departamenti i Shtetit, agjensive qeveritare si edhe Presidentit amerikan, fliste për “Ansar Al Sharian”, grupin ekstremist, që kishte marrë përsipër sulmin në faqen e tij në Facebook dhe Tuiter.

Një ditë më pas sic raporton CNN grupi mohoi cdo përgjegjësi. Këto emaile nuk bëjnë gjë tjetër vecse shtojnë pikëpyetjet për coroditjen e administratës Obama, në përcaktimin e natyrës së sulmit të 11 shtatorit, ku humbi jetën ambasadori Kristofer Stivens dhe tre amerikanë të tjerë.

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që kërkuan ruajtjen e identitetit, thanë se emailet e qeverisë për sulmin nuk ishin vlerësime të shërbimeve sekrete.

Ata pranuan se kishte informacione konfliktuale për Ansar Al Sharian. Të mërkurën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney u tha gazetarëve se emailet ishin pjesë e rrjedhjes normale që ndjek informacioni pas një sulmi.

“Emaili ishte i hapur , jo sekret, që i referohej një deklarate të bërë në rrjetet sociale dhe gjithëkush mund ta mësonte menjëherë”.

Diten pas sulmit, presidenti amerikan Barak Obama e cilësoi atë një “akt terrorist”, por në ditët në vazhdim Kernei nënvizoi se nuk kishte fakte që sygjeronin se sulmi ishte “i planifikuar”.

Administrata e lidhi ngjarjen me filmin kundër profetit Muhamed, të prodhuar në SHBA, njësoj sic ndodhi në Kajro, ku protestuesit e indinjuar sulmuan ambasadën amerikane.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nulend dhe ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Susan Rice iu refeuan videos si faktori motivues i sulmit.

Me 13 Shtator, dy ditë pas sulmit, një zyrtar amerikan i tha CNN se dhuna në Libi nuk është vepër e “një bande të pafajshme”. Megjithatë vetëm më 19 shtator, Methju Olsen, shefi i anti-terrorit në SHBA u tha senatoreve se cfarë ndodhi në Bengazi ishte një sulm terrorist. Një ditë pas kesaj, zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë tha se ishte mëse e dukshme se në Bengazi ndodhi një sulm terrorist.

Top Channel