Një 19-vjeçar në Britaninë e Madhe humbi jetën pasi u rrah për vdekje nga një grup adoleshentësh, pas një shakaje me në qendër këngëtarin Justin Bieber.
Viktima Rikki Todd ndërroi jetë në një spital, katër ditë pasi u sulmua barbarisht nga dy bashkëmoshatarë, për arsyen e vetme se i kishte thënë njërit prej tyre se i ngjante këngëtarit me origjinë kanadeze.
Dy agresorët e identifikuar dhe të arrestuar deklaruan përpara policisë se e përçmonin muzikën e Bieber dhe se nuk e duruan dot atë krahasim.
Zënka ndodhi në një pab, kur pas disa gotash, në gjendje gjysmë të dehur, Todd nisi të tallej me argumentin “Bieber”.
Ai fillimisht u qëllua me grusht dhe i rrëzuar përtokë, u godit me shqelma në mënyrë barbare, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Ky është rasti i parë i njohur që 18-vjeçari Bieber bëhet shkas i vdekjes së dikujt. Megjithatë, një idhull për të gjithë adoleshentët, këngëtari është bërë më parë shkas problemesh shëndetësore, pasi shpesh fansat e tij kanë pësuar gjendje të fikëti kur e kanë parë nga pranë.
Top Channel