Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, beson se Radamel Falcao është lojtari që meriton Topin e Artë FIFA.
“Falcao është një nga tre futbollistët më të mirë në botë së bashku me Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ka fituar Europa League duke qenë golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Nuk ka asgjë më pak se Messi dhe Cristiano”, është shprehur tekniku argjentinas në lidhje me sulmuesin e ekipit që ai drejton.
“Është një finalizues i jashtëzakonshëm që po përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje. Është një lojtar i veçantë sepse qendërsulmues si ai nuk gjenden më në futbollin modern”, shtoi Simeone.
Atletico Madrid është në krye të klasifikimit të kampionatit spanjoll me 22 pikë (aq sa Barcelona), ndërsa Falcao ka shënuar 9 gola në 8 ndeshjet e para të ligës, dy më pak se Messi dhe po aq sa Cristiano Ronaldo.
Top Channel