Scarlett Johansson, gruaja që ha burra

24/10/2012 09:00

Scarlett Johansson do të luajë rolin e një gruaje që ushqehet me mishin e njeriut në filmin ‘Under the Skin’, me regji të Jonathan Glazer.

Aktorja 27-vjeçare po xhiron skenat në Skoci, ku është parë me një paruke të zezë, me peliçe dhe me xhinse shumë të ngushta.

Personazhi që ajo interpreton është një “ngrënëse-burrash”, një aliene që ushqehet me pjesë nga trupi i meshkujve.

‘FilmNation’ që po prodhon filmin lëshoi një deklaratë ku sqaroi se Scarlett do të luajë rolin e një “alieni në Tokë që ka marrë formën e një femre të mrekullueshme”.

“Ajo përdor pamjen për të tërhequr meshkujt në vende të izoluara e më pas për t’i shndërruar në prenë e saj”, shton deklarata.

Filmi është bazuar në romanin ‘Under the Skin’ të Michel Faber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA