Robben: Kam menduar tërheqjen nga futbolli

24/10/2012 10:40

Arjen Robben njihet për dëmtimet e tij të shpeshta muskulore. Mesfushori hollandez aktualisht nuk po luan për Bayern Munchen për shkak të një tjetër dëmtimi dhe në një intervistë për rrjetin hollandez NOS është shprehur se ka menduar edhe të lërë futbollin profesionist.

“Kam pasur shumë dëmtime gjatë karrierës sime që më kanë trishtuar jashtë mase. Të them të drejtën kam menduar të var këpucët në gozhdë në disa raste. Është e vështirë”, thekson Robben.

Hollandezi ka zbuluar se Van Gaal ka qenë personi që e ka ndihmuar të ndryshonte mendim.

“Ai më dha shumë besim dhe në momentet e vështira besimi të ndihmon në kapërcimin e situatave kur je i trishtuar. E kam falenderuar personalisht Van Gaal-in për atë që ka bërë për mua”, nënvizon Robben.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA