Qeveria e Kosovës është e gatshme të shkojë në selinë e lëvizjes Vetëvendosje për të biseduar. Një ftesë të tillë publike e ka bërë zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka folur për mediat në Prishtinë të martën në mbrëmje.

Zëvëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se është e pahijshme që të ketë përplasje në rrugët e Prishtinës për një veprim që ka të bëjë me relacionin Kosovë-Serbi, duke ftuar deputetët e Vetëvendosjes që të hyjnë në objektet qeveritare kur të duan.

Vetëvendosje i është përgjigjur me ‘jo’ ftesës së Kuçit për t’u takuar në seli të partive apo në ndërtesën e qeverisë.

Sekretari i përgjithshëm, Dardan Molliqaj ka thënë gjatë së mërkurës se në VV janë për një debat televiziv ku do të balalfaqoheshin kryeministri Thaçi me liderin e VV-së Albin Kurti, në cilindo prej televizioneve kombëtare në Kosovë.

Sipas Molliqajt, një ftesë zyrtare ende nuk ka ardhur, përveç deklarimit publik të zëvëndëskryeministrit Kuçi.

Top Channel