Natalie Portman, operacion në gjoks?

24/10/2012 14:35

Natalie Portman është kapur nga kamerat gjatë një ndeshjeje futbolli amerikan dhe menjëherë kanë dalë zëra se aktorja fituese e çmimit Oscar ka bërë një operacion plastik për të zmadhuar gjoksin.

Nga pamjet duket se 31-vjeçarja ka pësuar një ndryshim drastik në dekoltenë e saj.

Natalie Portman shoqërohej në stadium nga aktori Michael Fassbender. Dy aktorët janë duke xhiruar një film me regji të Terrence Malick dhe përfituan nga momentet e pushimit për të parë lojën.

Përdoruesit e Twitter janë të bindur se Portman i është nënshtruar kirurgjisë plastike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA