Milani i beson Bojanit

24/10/2012 12:45

Në transfertën ndaj Malagës, e vlefshme për ditën e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve, Massimiliano Allegri do të hedhë në fushë Bojan Krkic në vend të Kevin Prince Boateng, në kërkim të asetit të duhur për Milanin në krizë.

Sulmuesi spanjoll do të luajë pas krahëve të Giampaolo Pazzini, i cili do të ketë në sulm edhe ndihmën e Stephan El Shaarawy dhe Urby Emanuelson.

Ndërsa në mbrojtje do të ketë sërish ndryshime: Bonera do të spostohet në të djathtë, Mexes-Zapata do të jetë dyshja e qendrës, ndërsa De Sciglio do të jetë mbrojtësi i majtë.

Në portë do të luajë sërish Amelia, ndërsa dyshja e mesfushorëve do të formohet nga Ambrosini-Montolivo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA