Micheal Douglas xhiron “Hangover”-in për pensionistë

24/10/2012 12:30

Michael Douglas ndodhet në Las Vegas për nisjen e xhirimeve të një filmi komedi, që premton të jetë “Hangover”-i për pensionistë. 68-vjeçari do të jetë pjesë e filmit që tregon historinë e katër miqve në moshë të thyer të cilët organizojnë një festë beqarie për të vetmin që nuk është martuar.

Filmi, i cili do të dalë në dhjetorin e vitit të ardhshëm, do të ketë në kast edhe aktorë si Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Kevin Kline.

Ndërsa një film tjetër po pret fituesin e dy çmimeve Oscar. Sipas ‘Deadline’, protagonisti i ‘Basic Instinct’ ka nënshkruar kontratë për t’iu bashkuar Diane Keaton në filmin ‘And So It Goes’, që do të nisë xhirimet pas disa javësh.

Michael Douglas do të interpretojë edhe Ronald Reagan në filmin që do të tregojë samitin e Rejkjavikut mes ish-presidentit amerikan dhe liderit rus Mikhail Gorbatchov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA