Kurban Bajrami, Siria pranon armëpushimin

24/10/2012 00:00

Qeveria siriane ka pranuar armëpushimin e propozuar nga i dërguari i
OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi per festen e Kurban Bajramit.

Vete Brahimi e dha lajmin ne perfundim te vizites se tij ne Damask.Opozita siriane e garantoi te derguarin nderkombetar se çdo pushim zjarri i vendosur nga forcat qeveritare, do te respektohet edhe nga rebelet.

Brahimi e ka bere te qarte se armepushimin me rastin e festes myslimane qe nis te enjten ne rajon dhe zgjat kater dite, e kerkon edhe si mundesi per te lejuar zhvillimin e nje procesi politik. Kurban Bajrami apo festivali i sakrifices, kremtohet myslimanet per te kujtuar vullnetin e Ibrahimit per te sakrifikuar te birin, Ismail si prove e bindjes se tij ndaj Zotit.

Top Channel