Kupa e Shqipërisë, Kukësi turpëron Tiranën

24/10/2012 00:00

Ndeshjet e para të raundit të dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë rezervuan surpriza për skuadrat pretendente.

Kështu, Tirana është turpëruar nga Kukësi me rezultatin 4-0, ndërsa Shkumbini ka mposhtur minimalisht 1-0 në Peqin Vllazninë. Në Lushnje vendasit barazuan pa gola me Teutën dhe po në barazim pa gola u nda edhe sfida mes Tomorrit dhe Laçit e luajtur në Berat.

Në Kavajë, Flamurtari hakmerret ndaj humbjes së kampionatit duke fituar 0-1, ndërsa Luftëtari fitoi 2-1 ndaj Bylisit. Po 2-1, por në transfertë fitoi edhe Kastrioti ndaj Apollonisë vendase, ndërsa kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu fitoi 1-0 në transfertë ndaj Kamzës.

Ndeshjet e dyta që do të përcaktojnë edhe skuadrat që do të vijojnë në fazën e çerekfinaleve do të luhen më 7 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB