Klopp: Nuk kemi frikë nga Real Madrid

24/10/2012 10:20

Jurgen Klopp nuk është i shqetësuar aspak nga ndeshja e sotme ndaj Real Madrid. Në sallën e konferencave për shtyp, trajneri i Borussia Dortmund e kaloi kohën duke bërë shaka me gazetarët gjermanë.

“E kam studiuar Realin dhe më bënë shumë përshtypje ndaj Ajaksit. Zhvilluan një ndeshje të madhe duke treguar se janë një ekip që përshtaten lehtë. Marcelo më ka habitur. Edhe pse braziliani do të mungojë, pamë që Essien e zëvendësoi më së miri në ndeshjen e fundit”, shprehet Klopp.

“Spanjollët kanë lojtarë të mëdhenj në ekip. Do të jetë një sfidë e madhe për ne, por nuk kemi frikë aspak”, shtoi tekniku gjerman.

“Jemi shumë optimistë pas ndeshjes ndaj Manchester City. Nuk duhet të lejojmë që ata të sjellin topin në afërsi të zonës sonë. Ndeshja fitohet nëse do imponojmë lojën tonë”, theksoi Klopp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA