Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Sekretarin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, zotëin Uilliam Hejg, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori britanik në Kosovë, Ian Clif.

Presidentja Jahjaga dhe Sekretari i Jashtëm Hejg biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe për angazhimin e Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit me theks të veçantë në Kosovë.

Sekretari i punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Hejg theksoi se Britania është një mike dhe partnere e Kosovës dhe ajo do të vazhdojë ta ndihmojë në konsolidimin e shtetësisë së saj.

Ai vlerësoi raportin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën dhe theksoi mbështetjen e Britanisë për hapjen e dialogut për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Sekretari i Jashtëm britanik Hague theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave në vend e posaçërisht të reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore si dhe vendosjen e sundimit te rendit dhe të ligjit, duke thelluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  
 

Top Channel