Eva Longoria ndahet nga i dashuri

24/10/2012 09:50

Eva Longoria është ndarë nga i dashuri i saj disa vite më i ri, lojtari i NFL-së Mark Sanchez. 37-vjeçarja dhe 25-vjeçari lëshuan një deklaratë për mediat duke konfirmuar përfundimin e historisë mes tyre.

“Marku e adhuron Evën dhe ndarja erdhi si pasojë e axhendës së çiftit. Do të mbeten miq të mirë. Kanë stile të ndryshme jetese dhe nuk ka pasur asnjë dramë në këtë ndarje”, shprehet një burim për ‘US Weekly’.

Longoria dhe Sanchez u lidhën në shtatorin e kaluar, por duket se karriera e aktores së serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara” ishte më e rëndësishme se lidhja.

Eva Longoria aktualisht ndodhet në Los Angeles për nisjen e xhirimeve të filmit ‘Frontera’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA