Bolt: Pas Brazilit do të merrem me futboll

24/10/2012 19:30

Usain Bolt ka një ide fikse për karrierën e tij dhe kjo nuk është përmirësimi i rekordit të botës në 100 dhe 200 metra.

Xhamajkani është përqendruar në realizimin e një ëndrre edhe më të madhe, që të shndërrohet në futbollist të niveleve të larta.

Sprintieri xhamajkan, nga Rio de Zhaneiro, qyteti që do të presë Lojrat Olimpike 2016, deklaroi: “Do të më pëlqente shumë që një ditë të bëhesha futbollist. E praktikoj prej kohësh këtë sport dhe pas Olimpiadës, nëse arrij të gjej skuadrën e duhur, mendoj se mund të bëhesha një futbollist i mirë”.

Njeriu më i shpejtë në historinë e njerëzimit, i ndodhur në Rio për një fushatë publicitare, pranoi gjithsesi se do ta ketë të vështirë që të përmirësojë rekordet e tij në të ardhmen, siç do të jetë e vështirë që të ruajë të njëjtin nivel në Olimpiadë.

“Pas katër vitesh do të jem më i vjetër në moshë dhe nuk do ta kem të lehtë që të ruaj këtë nivel, por duke u stërvitur pak më pak, për të mos stërmundur organizmin tim, mund të më ndihmojë që të qëndroj ende në formën më të mirë. Aktualisht, nuk jam i shqetësuar pasi besoj se kam edhe disa vite të mira në atletikë”, tha Bolt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA