Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë Turqia siguroi Europën se nuk do të ketë ndërhyrje të njëanshme në Siri,
por nuk e fshehu megjithatë zhgënjimin nga qëndrimi i fuqive botërore.
“Vijat tona të kuqe në Siri janë kapërcyer tashmë, por duart i kemi te lidhura,” tha ambasadori turk në BE, Selim Yenel. “Për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit të OKB-së është i bllokuar prej vetos së Rusisë dhe Kinës, ne s´mund të bëjmë asgjë. Ky është problemi,” shtoi ai.
Diplomati turk i beri keto komente gjate konferences dy ditore te organizuar nga shoqata e Europës Juglindore në Berlin. Tensionet e pershkallezuara ne kufirin turko-sirian si dhe ashpersimi i politikes turke ndaj damaskut kane shtuar shqetesimet ne kryeqytetet europiane se Ankaraja mund te nderhyje ne Siri. Ne kontinentin e vjeter, mendohet se pavaresisht kontrolleve, nje skenar i tille do ta rendonte krizen akoma me shume. Deklarata e ambasadorit Yenel krijoi lehtesim mes diplomatëve dhe politikanëve gjermanë. Por ai e beri te qarte se Turqia vazhdon t’i qendroje idese se nevojiten aksione te përbashkëta dhe mbështetje ndërkombëtare për t´i dhënë fund tragjedisë së madhe njerëzore dhe të pashoqe siriane në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
“Ne po shikojmë dhe kemi frikë se s´mund të bëjmë dot më tepër,” u shpreh Yenel. Zhgenjimi me i madh Ankarase i vjen nga aleati i saj i ngushte,Shtetet e Bashkuara, per shkak se administrata Obama nuk ka ndermend te angazhohet me çeshtjen e aksionit ne Siri perpara zgjedhjeve presidenciale te nentorit.
Top Channel