Roberto Benigni do të rikthehet në televizon në muajin dhjetor dhe këtë do ta bëjë për televizonin publik italian Rai 1. Bëhet e ditur se marrëveshja tashmë është arritur mes fituesit të cmimit Oscar dhe vetë Rai-t.
Emisioni i shumëpritur do t’i dedikohet Kushtetutës italiane dhe do të fillojë transmetimin në datën 17 dhjetor në “prime time”.
Lajmin e bëri publik vetë aktori i mirënjohur italian direkt të hënën në lajmet qëndrore të Tg1 të Rai-t. Emisioni do të titullohet “La Piu Bella del mondo” (Më e bukura e botës).
“E presim me shumë entuziazëm”, shkroi në “Twitter” drejtori i kulturës Giancarlo Leone.
Kështu Benigni pas një kohe të gjatë larg televizonit, zgjedh, si miku i tij Adriano Celentano, të jetë aktiv në median vizive, por në ndryshim nga ai zgjedh televizionin publik.
Top Channel