Pushimet e shpenguara të vajzës së Willis-Moore
23/10/2012 17:20
Me dy prindër me famë botërore, shumë fëmijë do të ndiheshin në presionin për të mos u shndërruar edhe ata vetë në lajm.
Megjithatë, nuk ndodh kështu me vajzën e aktorëve Bruce Willis dhe Demi Moore, e cila u duk tërësisht e shkujdesur gjatë fundjavës së relaksit që po kalon në destinacionin turistik meksikan të Kankunit.
24-vjeçarja, e vetëdijshme për praninë e fotografëve të ardhur posaçërisht për të, u fotografua duke u dehur në publik, duke tymosur dhe në çaste intime me të dashurin e saj, gjithmonë e shpenguar dhe e painteresuar për vëmendjen që ajo ngjallte.
Top Channel