Poloni, zhvarroset trupi i ish-presidentit

23/10/2012 20:05

Trupi i ish-Presidentit të Polonisë, Ryszard Kaczorowski, u zhvarros të martën pas dyshimeve se ka pasur një gabim të identifikimin e tij.

Kaczorowski ishte midis 95 personave, shumë prej të cilëve zyrtarë të lartë të vendit, që mbetën të vrarë në një aksident ajror gjatë një vizite zyrtare në Rusi, dy vjet më parë.

Midis personave të tjerë që humbën jetën ishte edhe presidenti në detyrë, Lech Kaczysnki.

Mbetjet e trupit të kreut të shtetit janë zhvendosur në në katedrale në Varshavë, në pritje të testimit gjenetik.

Trupat e pajetë të viktimave të Smolenskut u identifikuan nga autoritetet ruse, të cilat realizuan edhe autopsitë në vendngjarje.

Megjithatë, ekzistojnë dyshime për ngatërresa në identifikim, pasi u zbulua se eshtrat e një ish-aktivisteje të lëvizjes “Solidarnosc”, edhe ajo viktimë e atij aksidenti, i përkisnin në të vërtetë dikujt tjetër.

Sipas të përditshmes polake “Wiadomosci”, pritet që në ditët në vazhdim të ketë disa zhvarrosje të tjera.

Top Channel