Paris SG-Arsenal, në luftë për Benzema

23/10/2012 18:35

Golashënuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, është shndërruar në një objektiv merkatoje për dy skuadra, Arsenalin dhe Paris SG.

Kështu raportoi e përditshmja sportive  spanjolle  “AS”, e cila parashikon largimin e francezit në sezonin e ardhshëm, nëse madrilenët do të arrijnë të përfundojnë marrëveshjen për blerjen e Falcaos, që sipas duket se po bëhet gjithmonë e më e mundur pas pohimit të vetë kolumbianit të Atleticos.

Largimi i Van Persie, pavarësisht mbërritjes së Giroud dhe Podolskit nuk është kompensuar në radhët e skuadrës londineze, prandaj Wenger është i gatshëm të bëjë një shpenzim marramendës për francezin, i çmuar shumë prej trajnerit.

Megjithatë, planet e Arsenalit ndërlikohen nga ndërhyrja e Paris SG, me sheikët që duan të shndërrojnë parizienët në një superekip dhe hapi i radhës drejt plotësimit të këtij objektivi, është ndërtimi i një sulmi Ibrahimovic-Benzema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA