
Sot mbushet plot 1 vit nga aksidenti tragjik në pistën e MotoGP-së në Sepang të Malajzisë që i mori jetën pilotit italian, Marco Simoncelli.
23 Tetori 2011 do të mbahet mend si një ndër ditët më të zeza të këtij sporti. Në xhiron e dytë për cmimin e madh të Malajzisë, Simoncelli përfshihet në një aksident me Collin Edwards dhe mikun e tij, Valentino Rossi.
Aksidenti ishte i frikshëm. Marco humbi kontrollin e motorrit të tij dhe u rrëzua në trajektoren e Edwards dhe Rossi-t.
Dy të fundit u përpoqën të shmangin përplasjen, por pa ia arritur dot. Menjëherë u ndërpre gara dhe Simoncelli së bashku me Edwards, që pësuan dëmtimet më të mëdha u shoqëruan në spital. Por ndërsa Edwards ia doli mbanë, për italianin mjekët nuk mundën të bënin dot asgjë.
Nga hetimet e mëvonëshme, u tha se heqja e kaskës në momentin e kalimit të Edwards kishte qenë fatale e për pasojë, Simoncelli kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë, qafë dhe kraharor.
Marco i ditëlindjes 1987, megjithë karrierën e shkurtër në garat motorrike, mundi të lërë gjurmë. Ai fitoi titullin kampion në klasin 250 cc në vitin 2008, ndërsa hapin e madh të jetës së tij e kreu në vitin 2010 kur kaloi në MotoGP me Honda Gresini Team.
Top Channel