Ndeshjet e 3-ta të Ligës së Kampioneve

23/10/2012 00:00

Liga e Kampioneve rikthehet sonte në mbrëmje në SuperSport dhe Supersport HD me ndeshjet e treta të fazës në grupe.

Përballje interesante pritet në grupin E ku londinezët e Chelsea-t do të përplasen me Shakhtar Donetsk në fushën e këtyre të fundit. Dy skuadrat ndajnë vendin e parë në grup me nga 4 pikë duke lënë pas Juventusin që luan ndaj modestëve të Nordjaeland në fushën e këtyre të fundit.

Pas humbjes shokuese në Bjellorusi ndaj BATE-s, Bajerni do të përballet me Lille në Francë ku objektivi janë 3 pikët. Surpriza e këtij grupi, BATE do të presë në shtëpi Valencian. Grupi F kryesohet nga Bjellorusët me 6 pikë, ndërsa vendi i dytë ndahet mes Bajernit dhe Valencia me nga 3 pikë. Lille mbyll renditjen me 0 pikë.

Në grupin G Barcelona dhe Celtic do të përplasen në sfidën për kreun. Katalanasit udhëheqin grupin me 6 pikë, skocezët ndjekin me 4, ndërsa Spartaku i Moskës do të kërkojë pikët e para në këtë kompeticion në përballjen me Benfikën në fushën e tij.

Në grupin H, Manchester United do të presë Bragën në Angli, ndërsa turqi e Gallatasarajt do kërkojnë fitoren ndaj rumunëve të CFR Cluj për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Grupi kryesohet nga Manchester me 6 pikë, Braga e Cluj në vendin e dytë me nga 3 pikë dhe Gallatasaraj 0 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta