Nuk i mjaftonte të afrohej me Maradonën, tashmë objektivi është Pelè, një tjetër “Zot” i futbollit, i cili mund të kalohet shumë shpejt nga Mesi.
Nëse krahasimet në periudha të ndryshme mund të jenë subjektive, shifrat nuk mund të jenë të tilla.
Shifrat nxisin gjykime: Leo, i cili me “tripletën” e shënuar ndaj Deportivo la Korunjës arriti në kuotën e 71 golave të shënuar gjatë vitit 2012, është vetëm 4 gola larg 75 golave të shënuar nga “O Rei” në vitin e largët 1959. Pak më larg, në kuotën e 85 golave, gjendet Gerd Myler.
Statistikat e këtij fillim-sezoni, si zakonisht, janë monstruoze: 15 gola në 12 ndeshje me Barcelonën, apo 1.25 gola mesatarisht. Me këtë hap, 71 golat e shënuar gjatë 2012-s (59 me Barçën dhe 12 me Argjentinën) janë të destinuara të kapin rekordin e Gerd Mylerit, i cili mes Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut, kapi pikërisht këtë kuotë në vitin 1972.
Për të zbritur “mbretin” e radhës nga froni, Mesi ka ende në dispozicion 13 ndeshje, mes La Ligës dhe Championsit, si dhe 1 në Kupën e Mbretit, ku nuk është e thënë që të aktivizohet.
Top Channel