Libri me skandalet e familjes mbretërore belge

23/10/2012 00:00

Del në Belgjikë libri “Questions Royalee’”, i gazetarit televiziv Frederic Deborsu ku flitet për skandalet e familjes mbretërore belge.

Në libër, gazetari pretendon se ka grumbulluar dhjetra dëshmi të cilat vërtetojnë homoseksualitetin e Princit Filip dhe tradhëtitë e Mbretëreshës Paola.

Familja mbretërore belge ka reaguar duke deklaruar se libri është ndërtuar mbi informacione të pavërteta e trillime krejtësisht të gabuara dhe të papërshtatëshme.

Megjithë reagimin e familjes mbretërore libri, që tërhoqi vëmendjen para se të publikohej, duket se do të tërheqë mjaft lexues, ndërsa edhe vetë mes skeptikëve për të vërtetat e tij, pranohet se do “t’i hedhin një sy”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA