Liam Neeson, në Romë për filmin e ri
23/10/2012 16:40
Kanë 32 vite diferencë, por Liam Neeson dhe Olivia Wilde formojnë një çift të shkëlqyer. Në Romë dyshja është duke xhiruar skenat e filmit ‘The Third Person’, pra nuk janë kapur nga paparacët për rubrikën rozë.
Filmi është një dramë romantike ku 28-vjeçarja dhe 60-vjeçari janë dy nga protagonistët.
‘The Third Person’ përqendrohet në tre histori dashurie të ndërthurura me njëra-tjetrën që zhvillohen në Romë, Paris dhe Nju Jork.
Në film do të interpretojnë edhe Mila Kunis, James Franco dhe Kim Basinger. Filmi do të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.
Top Channel