Casillas: Në Gjermani, ndeshje shumë të vështira
23/10/2012 15:40
Iker Casillas, portieri dhe kapiteni i Real Madrid, nuk harron që gjithmonë është vështirë të luash në Gjermani. Spanjolli do të udhëtojë me skuadrën e tij në Dortmund ku do të përballet me Borussian, ditën e mërkurë (ora 20:45).
“Gjithmonë është vështirë të luash në Gjermani. Herën e fundit mbaj mend që fituam ndaj Bayer Leverkusen 2-3 para 12 vitesh. Ndaj Borussia do të jetë një ndeshje shumë emocionuese dhe e bukur”, u shpreh Casillas para ndeshjes së tretë të grupeve në Ligën e Kampioneve.
“Shpresoj të fitojmë tre pikët që do të na jepnin sigurinë e kualifikimit për fazën tjetër të Ligës së Kampioneve”, shtoi portieri.
Borussia Dortmund – Real Madrid do të luhet ditën e mërkurë, në orën 20:45.
Top Channel