Barcelona, Espanjoli dhe një numër tjetër skuadrash të kategorisë së dytë dhe asaj amatore, u bashkuan këtë të martë në një platformë të përbashkët për të themeluar një Federatë Futbolli të Katalunjës, e cila do të lobojë për krahinën që të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare me një përfaqësuese të ndryshme nga ajo spanjollja.
Drejtues të të gjithë ekipeve u bashkuan në Barcelonë, ku hodhën firmën në peticionin, që parashikon ndërmjarrjen e disa hapave të përbashkëta, për të ushtruar presion tek FIFA dhe UEFA.
Presidenti i krahinës autonome të Katalunjës, Artur Mas dhe një prej udhëheqësve të lëvizjes separatiste, falenderoi këtë akt të klubeve, duke shprehur kënaqësinë e tij për “përkushtimin kombëtar të skuadrave katalanase”.
Lista e plotë e skuadrave firmëtare përfshin Barcelonën, Espanjolin, Gironën, Badalonën, Jagosterën, Leidën, Gimnastic de Tarragona, Prat, Reus Esportiu dhe Sant Andreu, të gjithë ekipe që luajnë në tre kategoritë më të larta të futbollit spanjoll.
Përfaqësuesja e Katalunjës ka zhvilluar disa ndeshje ndërkombëtare, ndonëse të panjohura nga FIFA.
Në takimin e fundit, zhvilluar në 27 shtator 2012, skuadra e udhëhequr nga kapiteni Victor Valdes dhe e futbollistëve Pique, Fabregas, Oleguer, Xavi, Iniesta, Bojan Krkic dhe Busquets, mposhti 2-1 ekipin e Tunizisë.
Top Channel