“Askush nuk e pëlqente Gisele Bundschen”

23/10/2012 16:15

Ajo është top-modelja më e paguar në botë dhe konsiderohet nga Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer si supermodelja e vetme që ka mbetur, por jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për Gisele Bundschen.

Sipas fotografit të njohur Mario Testino, askush në industrinë e modës nuk e pëlqente brazilianen në fillimet e saj.

“Askush nuk e pëlqente, askush nuk e donte. Kam luftuar shumë në mënyrë që të pranohej sepse nuk mendonin se ishte e duhura për këtë punë. Kishin ankesa për hundën e saj, gjoksin… gjithmonë e gjenin diçka”, shprehet Testino për ‘The Observer’.

57-vjeçari Testino pati të drejtë që këmbënguli për Bundschen pasi në këto 10 vite fitimet e saj kalojnë 250 milionë dollarë, sipas ‘Forbes’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA