Allegri: Nuk është ndeshja ime e fundit

23/10/2012 15:20

Milani nuk do të ketë në dispozicion në ndeshjen ndaj Malagës portierin Christian Abbiati, mbrojtësin Ignazio Abate dhe mesfushorin Nigel de Jong, tre titullarë të formacionit të cilët i bashkohen mungesës së Robinho.

“De Jong ka një problem të vogël, por do të kthehet ndaj Genoas. Abate ka ditë që nuk stërvitet me grupin dhe ishte parashikuar që ndaj Malagës nuk do të luante. Abbiati ka një gjendje gripale që nuk po kalon”, theksoi trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri.

Lojtarët e grumbulluar nga tekniku italian janë: Amelia, Gabriel, Narduzzo, Acerbi, Antonini, Bonera, De Sciglio, Mexes, Yepes, Zapata, Ambrosini, Boateng, Constant, Emanuelson, Flamini, Montolivo, Nocerino, Bojan, El Shaarawy, Pato dhe Pazzini.

Në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë, Allegri deklaroi vetëm se “Ambrosini dhe Montolivo do të luajnë para mbrojtjes. Nuk e kam zgjedhur ende qendërsulmuesin.”

Ajo që është e sigurtë, sipas trajnerit, është se ndaj Malagës nuk do të jetë shansi i tij i fundit për të ruajtur vendin e punës: “Nuk mendoj se do më shkarkojnë. Jemi në një pozitë kur nuk duhet të mendojmë për asgjë, por të punojmë shumë. Gjithsesi, këtë pyetje bëjani klubit, jo mua.”

Ndeshja Malaga-Milan do të luhet të mërkurën, në orën 20:45. Malaga kryeson grupin C me 6 pikë, Milan ndjek me 4 pikë; në vend të tretë Anderlecht (1 pikë), ndërsa Zenit nuk ka asnjë pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA