Pero Pejic dhe Zeljko Tomic mundin Teutën në Niko Dovana dhe i japin Skënderbeut fitoren e parë pas 5 vjetësh në Durrës. Korcarët e drejtuar nga Mirel Josa mundën 2-0 skuadrën durrsake falë golave të dy lojtarëve kroatë.
Në minutën e 19-të, Pero Pejic përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Teutës dhe shënoi golin e parë për Skënderbeun. Në pjesën e dytë në momentin kur durrsakët morën lojën në dorë, Tomic shokoi vendasit dhe shënoi golin e dytë dhe të fundit për korcarët.
Triumfi në Niko Dovana i jep mundësinë Skënderbeut të jetë i vetëm në krye të klasifikimit me 17 pikë, 3 më shumë se Besa e vendit të dytë.
Tirana e Lekbellos mori barazimin e tretë rradhazi në kampionat dhe këtë herë 0-0 me Kastriotin në “Qemal Stafa”. Humbja rradhazi e pikëve e zbret Tiranën në vendin e tretë, 1 pikë larg Besës së vendit të dytë.
Goli i Hyskos në minutat shtesë i dha 1 pikë Tomorit ndërkohë që Vllaznisë i hoqi fitoren nga dora, pasi deri në atë moment shkodranët po kryesonin me rezultatin 2-1.
Vilfor Hysa kaloi Vllazninë në avnatazh ndërkohë që në fillimin e të dytës, ata dyfishojnë me 11 metërsh, autor ishte Smajli.
Tomori rihap ndeshjen 3 minuta më vonë me Ofojen dhe atëherë kur shkodranët menduan se morën fitoren në Berat Hysko shënoi golin e barazimit.
Në ndeshjen tjetër të javës së 7-të, Laci mundi 1-0 Apoloninë falë golit të Emurllait në pjesën e parë.
Top Channel