Orteku i fuqishëm i merr jetën 10 personave, mes viktimave edhe alpinisti që vendosi rekord botëror Një person ka hapur zjarr drejt një turme njerëzish pranë një qendre tregtare në Brookfield, Wisconsin. Mediat lokale flasin për 3 viktima dhe 4 të plagosur.
“Një burrë afro-amerikan, i gjatë dhe i shëndoshë”. Është ky identikiti për të dyshuarin, sipas rrjetit Fox News.
Autori bëhet e ditur se kishte dalë nga një makinë Mazda e zezë, prodhim i vitit 2003. Më pas ai hapi zjarr në një sallon bukurie në periferinë e Millwaukee-t, aty ku kishte punuar bashkëshortja e tij. Ngjarja raportohet rreth orës 11:00 me orën amerikane, ose 19:00 me atë shqiptare.
45-vjeçari Radcliffe Haughton është autori i masakrës. Policia e ka gjetur të vdekur brenda sallonit të bukurisë.
Më 4 tetor, Houghton ishte ndaluar nga policia pasi kishte shpuar gomat e makinës së bashkëshortes së tij. 4 ditë më pas ai ishte urdhëruar të qëndronte përkohësisht larg të shoqes si pasojë e dhunës që ushtronte ndaj saj, pas vendimit të gjykatës së Miluokit.
Top Channel