Seria A, Lacio thellon krizën e Milanit

21/10/2012 08:15

Lacio fiton përballjen me Milanin me rezultatin 3-2, duke thelluar krizën kuqezi. Një ndeshje me dy fytyra për skuadrën kryeqytetase e cila në pjesën e parë dominoi ndeshjen.

Në fillim Hernanez zhbllokon takimim pas një goditje të fortë që devijohet nga Bonera, ndërsa Milani është i pafuqishëm për të goditur portën laciale.

Brenda pjesës së pare, Candreva bën mrekullinë me një supergol, duke gjunjëzuar Milanin me 2-0 në 45 minutat e para.

Në të dytën u duk se do të ndryshonte dicka, por minutat e para ishin sërish për Lacion e cila shënon golin e tretë. Klose në minutën e 50-të çon shifrat në 3-0 dhe u duk gjithçka e mbyllur.

Gjithsesi, rikthimi i Patos apo zëvendësimi i Boateng me Emanuelson i sjell më shumë gjallëri sulmit kuqezi.

De Jong shndërron në gol një goditje standarte pas një devijimi, ndërsa El Sharaui konfirmohet si lojtari i vetëm që bën diçka për kuqezinjtë dhe që ka një formë të mirë, pasi shënon dolin e dytë në minutën e 79-të.

Me gjithë përpjekjet e skuadrës së Alegrit deri në fund, humbja ishte e pashmangshme përballë Lacios, e cila vazhdon të tregojë se e meriton vendin e tretë në Serinë A.

Në Torino, ndeshja e madhe e kësaj jave të Serisë A mes Juventusit dhe Napolit mbyllet me rezultatin 2-0.

Gjithçka fillon dhe mbyllet brenda dy minutave të pjesës së dytë të ndeshjes. Në fillim Caseres me kokë shënon pas një goditje këndi. Nuk i beson syve skuadra e Maxarrit, e cila ende pa marrë veten nga ky gol pëson edhe të dytin.

Pogba, blerja e fundit bardhezi shënon nga distanca golin e dytë. Falë kësaj fitoreje skuadra e Kontes tashmë është e vetme në krye të kampionatit italian në kuotën e 22 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA