Rihanna-Brown, puthje e përqafime, në fund ndarje

21/10/2012 20:45

Rihanna dhe Chris Brown ende të lënë të dyshosh për faktin, nëse ata e kanë rivitalizuar apo jo romancën e tyre. Asnjëri prej yjeve të Pop-it nuk e ka pranuar zyrtarisht rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por janë parë në situata shumë komode së fundi dhe nuk duan t’ia dinë se kush po i ndjek.

Çifti ndodhej në të njëjtën “party” të organizuar në Beverly Hills, mbrëmjen e së shtunës, teksa burime të “Holliwood Life” kanë bërë të ditur se ata “putheshin dhe përqafoheshin” së bashku. Mëgjithatë, dy yjet e muzikës u larguan nga vendi i ngjarjes të ndarë në makina të ndryshme.

Rihanna, 24 vjeç, u duk tepër e ndrojtur teksa po ngiste makinën bashkë me 2 miq të tjerë, dhe me modesti i mbante sytë e ulur gjatë parakalimit të mjetit ku kishte hipur. Brown qeshte pa ndrojtje dhe u duk i kënaqur me veten e tij, teksa po manovronte për të dalë nga parkingu, bashkë me një shok të ri në moshë në krahun e pasagjerit. Chris mbante veshur kapelen e tij firmato të basketbollit, një tutë sportive ngjyrë gri dhe, sigurisht, bizhuteritë e zakonshme.

Brown dhe Rihanna, sipas raportimeve, janë parë duke biseduar, duke u përqafuar dhe duke u puthur brenda festës së organizuar në klubin e natës “Playhouse”, ku edhe mund të pihej e tymosej.

Rihanna komentoi më pas në “Twitter”: “Nëse fillon të ndihesh disi e bezdisshme për dikë, ndoshta je bërë e tillë!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA