Primera, Messi 3, Deportivo 4, Barça 5

21/10/2012 08:35

Tre gola Messi, katër Deportivo dhe pesë Barcelona. Ky ishte përfundimi i një ndeshje të pabesueshme në “Riazor”, në mbrëmjen e së shtunës së Primera Division.

Ashtu si shumë herë të tjera, argjentinasi Messi udhëhoqi katalanasit drejt fitores, që dukej e sigurt në rezultatin 0-3 pas 20 minutave të para, por në interval, të dy skuadrat shkuan me rezultatin 2-4.

Menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, Deportivo kundërpërgjigjet shpejt dhe shkurton në 3-4. Messi do të shënonte sërisht, me vendasit që përsëri do të mundeshin të shënonin, përballë një Barcelone të mbetur me dhjetë lojtarë nga minuta e 50’, kur Mascherano u përjashtua me karton të kuq.

Pavarësisht kësaj ndeshje “thriller”, Barcelona arrin të thellojë diferencën si kryesuese, me shtatë fitore dhe vetëm një barazim në klasiken me Realin, në tetë javët e para të kampionatit.

Nga ana e tij, Reali i Madridit kaloi lehtësisht Celta Vigon në përballjen e “Santigo Bernabeu”-t.

Skuadra e Mourinjos fillon disi ndryshe këtë ndeshje me Kakanë, Modriç, Cristiano Ronaldon, Ozil dhe Higuain titullarë, megjithatë shumë shpejt kalojnë në avantazh.

Në minutën e 11-të argjentinasi Higuain shënon një supergol nga distanca, me një goditje që as ai vetë nuk e besoi kur e pa në rrjetë.

Në pjesën e dytë është portugezi Ronaldo i cili me një 11-metërsh shënon edhe golin e dytë, duke vulosur gjithcka në 2-0 në këtë takim, një fitore morali kjo në prag të ndeshjes së Champions Leagues ku madrilenët do të përballen me Borusian e Dortmundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA