Rreth ores 9:30 të mëngjesit të së dielës ka nisur Maratona e Tiranës, e para e ketyre permasave në historinë e kryeqytetit shqiptar.
Vetë kryeministri Sali Berisha, me një pistoletë sinjalizuese ka startuar garën e rreth 3 mijë vrapuesve nga e gjitha bota nëpër rrugët e Tiranës.
Brenda garës së maratonës do të jenë edhe garat 5km, 10km si dhe gjysmë-maratona, me një distancë 21km, ku secili nga pjesëmarrësit do të pajiset me medaljen e maratonës, certifikatë dhe paketa e atletit me logon e maratonës dhe të 100-vjetorit të pavarësisë.
Në këtë garë marrin pjesë 400 maratonistë profesionistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, Kosova, Gjermania, Italia, Serbia, Maqedonia, Suedia dhe Kenia.
Përmes këtij aktiviteti ndërkombëtar, i pari ky i këtij lloji në kryeqytetin shqiptar, Bashkia e Tiranës synon që të përcjellë edhe vlerat kulturore historike dhe turistike që ka qyteti.
Top Channel