Një nga ditët më të mëdha të Luksemburgut, jo më kot e ilustruar nga mediat, më në fund mbërriti. Të dielën paradite u krye në katedralen e Zonjës së Luksemburgut dasma e Princit Guillaume, trashëgimtarit të fronit, dhe Konteshës belge Stefani de Lannoy.
Një listë e gjatë e familjeve mbretërore botërore dhe personalitetesh mbushën kishën për të ndjekur ceremoninë në mbretërinë e vogël por mjaft të pasur.
E shoqëruar nga i ati, Konti Philipe de Lannoy, nusja 28-vjecare, vishte një fustan Elie Saab, me një vello katër metra të gjatë që shtrihej kur ajo ecte në drejtim të altarit.
Fustani ishte i dizenjuar me një vello tyl mëndafshi, ndërsa ishte e stolisur me motive lulesh prej argjendi.
Ceremonia, e cila u krye në një miksim gjuhësh frënge dhe anglishtje, përfshinte edhe një minutë heshtje për gjyshen e Konteshës, Alix de Lannoy, e cila vdiq në gusht të këtij viti.
Festimet dy ditore të celebrimit kushutuan rreth 500 mijë euro të paguara nga taksapaguesit e Luksemburgut, përfshinin edhe koncerte falas, shfaqje ne rrugë dhe hedhje gjigande fishkezjarresh.
Lista e miqve përfshinte mbretër, mbretëresha, pincër dhe princesha nga mbretëritë më të mëdha europiane.
Top Channel