Liban, vrasja e shefit të sigurisë

21/10/2012 13:00

Lideri i opozitës libaneze bëri thirrje për pjesemarrje masive në funeralin e shefit të sigurisë, Wissam al-Hassan, viktimë e sulmit me bombë të së premtës qe mori tre jetë njerëzish, plagosi dhjetëra të tjerë e tronditi qetësinë e kryeqendres së vendit.

”Secili prej jush eshte i ftuar personalisht t’i bashkohet procesionit ne ceremonine funebre”, tha Saad Hariri, ish-kryeminister i Libanit dhe politikan i njohur anti-sirian ne apelin qe e drejtuar te gjithe qytetareve. Hariri fajeson Damaskun per shperthimin e dy diteve me pare.

Protesta kunder Sirise kane shperthyer ne pjese te ndryshme te vendit e mesohet se mbeshtetesit e opozites, kane bllokuar disa rruge kryesore.

Lufta civile brutale e Sirise eshte zgjatur tashme ne rruget e qytetit verior libanez te Tripolit, ku fraksionet alavite pro-siriane dhe ato sunite kunder assadit jane perplasur ashper dy brenda vitit. nje prej levizjeje te fundit te gjeneralit al-Hassan, ishte zbulimi siç u tha i nje komploti qe çoi ne arerstimin e nje ish-ministri, Michel Samaha.

Samaha u ndalua ne baze te akuzave per bashkepunim me anetare te qeverise siriane ne nje skeme qe perfshinte importimin e eksploziveve dhe ndermarrjen e sulmeve te ndryshme brenda Libanit.

Nese kjo do te ndodhte, qellimi i regjimit te Assadit per ta nxjerre luften civile jashte kufijve, do te permbushej, nje paralajmerim ky per te gjithe ata qe pretendonte largimin e presidentit sirian nga posti.

Ketyre zerave, nje zhvillim i tille do tu tregonte rrezimi i regjimit ne damask do te conte drejt nje konflikti me te gjere rajonal. funerali i 47-vjeçarit hassan mbahet ne sheshin e martireve, ne bejrut. ai do te prehet perkrah te atit te zotit Hariri, ish-kryeministrit Rafik Hariri, i vrare nga shperthimi i nje autobombe ne vitin 2005.

Hassan kishte qene drejtuesi i hetimit qe perfshinte Damaskun ne kete sulm.

Top Channel