Borusia e Dortmundit i largohet edhe me shume mbrojtjes se titullit në këtë sezon, pasi ka humbur derbin me Schalken 1-2.
Ka qenë një ndeshje spektakolare ajo në “Signal Iduna Park”. Holandezi Ibrahim Afelai është ai që shokoi 42 mijë tifozët e pranishëm në këtë ndeshje me golin që zhbllokoi sfidën duke i dhënë avantazhin Schalkes në minuten e 14-të.
Me fillimin e pjesës së dytë është sërish skuadra mike që godet vendasin. Hoger është autori i golit të dytë pikërisht në minutën e 48-të të ndeshjes.
Brenda pak minutave Levandovski arrin të ngushtojë diferencën duke shënuar golin e parë dhe të vetëm për Borusian.
Tentativat deri në fund të ndeshjes nuk sollën asnjë ndryshim rezultati në këtë takim, ku nuk munguan përleshjet mes tifozëve përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.
Një fitore të thellë ka marrë Bajerni në Dyseldorf përball skuadrës vendase të Fortunës. Me këtë sukses, bavarezët janë skuadra e vetme gjermane që fiton 8 ndeshjet e para të kampionatit.
Mandzukic dhe Luiz Gustavo ishin autorët e golave në pjesën e parë, ndërsa në të dytën thelluan avantazhin Myler me një dygolësh dhe Rafinja.
Top Channel