Sulmi i tifozit të Leeds-it

20/10/2012 00:00

Portieri i Sheffield Ëednesday, Chris Kirkland ishte viktimë e sulmit të çuditshëm të një tifozi të Leeds-it në ndeshjen e së premtes e vlefshme për kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Incidenti u regjistrua pak pas minutës së 77 të takimit, minutë kur Leeds barazoi rezultatin në 1-1. Mënyra e festimit të tifozit të Leeds ishte hyrja në fushë dhe më pas goditja në fytyrë e portierit të skuadrës kundërshtare.

Ngjarja në fjalë bëri bujë për rritjen e rasteve të dhunës në kampionatin anglez, ndërkohë që vetë kombëtarja U21 e “tre luanëve” ishte viktimë e koreve raciste dhe grushteve në ndeshjen e luajtur në Serbi ndaj vendasve.

Top Channel