Rikthehet Superliga

20/10/2012 00:00

Pas pushimit që i la vend dy ndeshjeve të kombëtares, sot rikthehet Superliga me tre ndeshjet e javës së shtatë të saj.

Në Ballsh, Bylisi vendas do të presë Luftëtarin e Gjirokastrësë, ndërsa në Peqin Shkumbini do të përballet me Kukësin, të dyja takime që nisin në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00, Besa e Kavajës luan në fushën e saj përballë Flamurtarit.

Tre takimet hapëse të kësaj jave, pasohen nga ndeshjet e tjera ditën e dielë, ku vlen të përmendet supersfida, Teuta-Skënderbeu. Laçi do të presë në fushën e tij Apolloninë, Tirana do kërkojë pikë të plota ndaj Kastriotit me shpresën e një hapi fals të Skënderbeut në Durrës, ndërsa Vllaznia do të udhëtojë drejt Beratit për t’u përballur me Tomorrin vendas.

Skënderbeu kryeson tabelën e klasifikimit me 14 pikë, dy më shumë se Tirana e vendit të dytë, ndërsa Besa ndan vendin e tretë me 11 pikë së bashku me Vllazninë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta