Lorenzo, hap drejt titullit kampion

20/10/2012 00:00

Horge Lorenzo me Yamaha do të niset i pari në garën për Çmimin e Madh të MotoGP-së në pistën e Sepangut në Japoni.

Piloti spanjoll, që kryeson renditjen në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, regjistroi kohën 2:00:334, duke lënë pas bashkëkombasin e tij Pedrosa me 194 të qindëtat më ngadalë. Mes këtyre dy pilotëve diskutohet edhe titullin kampion bote.

Lorenzo ndodhet në diferencë ndaj Pedrosas që të shpallet kampion i duhet të fitojë 3 garat e mbetura, por vec kësaj i duhet edhe një gabim i Lorenzos.

Vija e tre vendeve të para plotësohet nga Dovizioso me Monster Yamaha, ndërkohë që zhgënjeu Rossi me Ducati-n duke siguruar vetëm vendin e 11-të. Gara zhvillohet ditën e dielë në orën 09:55 dhe transmetohet në SuperSport dhe Top Channel.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta