
Ale i dhuron fitoren e parë në këtë sezon skuadrës së tij FC Sydney në kampionatin australian me një gol vendimtar pikërisht në derbin e qytetit.
FC Sydney mposhti 1-0 komshinjtë e Western Sydney Wanderers dhe vendimtar ishte goli i ish-kapitenit juventin në minutën e 52-të. Del Piero fiton një penallti, merr përsipër ekzekutimin e saj. Godet herën e parë dhe shënon, por gjyqtari i takimit për parregullsi vendosi anulimin dhe ekzekutimin e saj nga e para.
Sërish Del Piero, merr vrull dhe godet në cepin tjetër. Gjuajtja ishte e dobët dhe portieri kundërshtar nuk e pati të vështirë pritjen e topit, por largimi i tij përfundon sërish tek këmbët e “Pinturikios” që në një distancë të afërt me vijën fatale e ka të vështirë të gabojë.
Në minutat e tjera, FC Sydney ruajti avantazhin e golit dhe mori 3 pikë me mjaft vlerë. “Të fitosh një derbi në transfertë, aq më tepër të shënosh një gol vendimtar…Çfarë mbrëmje!”, shkruante Del Piero në profilin e tij në Twitter.
Top Channel