Një tërmet i fuqishëm, rreth 4.8 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar mëngjesin e së premtes në brigjet e ishullit të Kretës, në Greqi.

Sipas agjencive lokale të lajmeve, që citojnë sizmografët e institutit Euromesdhetar, lëkundja sizmike është verifikuar në orën 06:36, me orën lokale.

Nga hetimet e kryera nga sizmografët, epiqendra e tërmetit është lokalizuar 13 kilometra larg qytetit të Sitias dhe në 8 kilometra në thellësi.

Burimet mediatike helene nuk flasin për dëme në njerëz apo materiale. Tërmetet në brigjet e ishujve grekë janë të zakonshëm dhe jo pak herë kanë shkaktuar dëme materiale.

Top Channel