SHBA, 4 votat e Nju Hampshire, decizive

19/10/2012 01:35

Nju Hampshire është një vend i vogël në shtetin e Nju England. Për arsye demografike pesha elektorale e tij është vetëm 4 vota nga super zgjedhësit.

Pavarësisht kësaj në një garë presidenciale kaq të paqartë sa ajo e këtij viti edhe kjo pjesë e vogël e votave mund të jetë decizive.

Në fakt nëse Barack Obama do të konfirmojë avantazhin e tij në Ohajo, Romney do të jetë i detyruar të mbledhë më tepër vota në shtetet e lëkundura.

Dhe nga këta më i pavendosuri është pikërisht Nju Hampshire, që merr vetëvetiu një peshë më të madhe nga cfarë mund të konsiderohet.

Gara mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë sa vjen dhe bëhet më decizive kur kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet presidenciale.  

Top Channel