Pedrosa, më i shpejti në provat e lira
19/10/2012 15:25
Dani Pedrosa ishte piloti më i shpejti në provat e lira të Cmimit të Madh të Malajzisë, ditë provash që u karakterizua nga shiu.
Piloti spanjoll i Hondës shënoi kohën 2:01.621, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Casey Stoner dhe kryesuesin e renditjes së përgjithshme të Moto GP, Jorge Lorenzo. Australiani shënoi kohën 2:01.773, ndërsa spanjolli 2:01.934.
Në sesionin e dytë të provave të lira, shumë pilotë nuk zbritën në pistë për të regjistruar kohë për shkak të motit të keq.
Të shtunën në orën 08:00 do të zhvillohen provat zyrtare, ndërsa gara do të nisë të dielën në orën 10:00. Provat dhe garën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel